Ndërlidhjet

logo-print

Arabia Saudite rifillon sulmet në Jemen


Ilustrim

Ilustrim

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka bombarduar rebelët Huthi në qytetin Taiz të Jemenit, vetëm disa orë pasi ka njoftuar fundin e fushatës ushtarake kundër tyre.

Sulmet kanë pasuar rënien e një baze të ushtirsë, jashtë Taizit, në duart e rebelëve.

Luftime janë raportuar edhe në qytetet Aden dhe Daleh.

Të martën, Riadi ka deklaruar se fushata njëmujore ka arritur qëllimet e saj, por ka paralajmëruar se do të vazhdojë aksionet kundër rebelëve Huthi sipas nevojës.

Kombet e Bashkuara thonë se së paku 944 njerëz janë vrarë dhe 3,487 të tjerë janë plagosur nga sulmet ajrore, luftimet në terren dhe sulmet e militantëve xhihadistë në Jemen, qysh më 19 mars.

XS
SM
MD
LG