Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Mbi 40 të vrarë në luftimet midis rebelëve dhe IS-it


Siri - foto arkivi

Siri - foto arkivi

Mbi 40 njerëz besohet se janë vrarë në përleshjet midis rebelëve islamistë të Sirisë dhe militantëve të Shtetit Islamik (IS) në veri të Damaskut.

Vëzhguesi Sirian për të Drejta të Njeriut ka thënë se luftimet në lindje të maleve Kalamoun kanë lënë të vrarë 30 rebelë dhe 12 xhihadistë qysh të martën.

Zona është e rëndësishme sepse lidh rrugët e furnizimit të rebelëve me armë.

Pjesa perëndimore e maleve Kalamoun, e cila kufizohet me Libanin, kontrollohet kryesisht nga forcat qeveritare të Sirisë dhe luftëtarët e lëvizjes islamiste shiite në Liban, Hezbollah.

XS
SM
MD
LG