Ndërlidhjet

Protestë në mbrojtje të gazetarit maqedonas


Borjan Jovanovski

Borjan Jovanovski

Në Maqedoni, gazetarët kanë protestuar sot para selisë së qeverisë, pasi një kurorë funerali është dërguar në shtëpinë e gazetarit Borjan Jovanovski, një kritik i ashpër i qeverisë.

Ky veprim është konsideruar si kërcënim ndaj jetës së tij.

Pjesëtarët në protestë kanë hedhur para ndërtesës së qeverisë një kurorë të ngjashme me atë që është vendosur të martën në hyrje të banesës së gazetarit Jovanovski në Shkup.

Ai është dhe korrespondent i redaksisë maqedonase të Zërit të Amerikës.

Gazetarja dhe bashkëpunëtorja e Jovanovskit në televizionin Nova, Biljana Sekullovska, ka kërkuar që ai të vihet në mbrojtje të policisë dhe ka thënë se nëse nuk i sigurohet mbrojtja, atëherë pushteti do të fajësohet për incidentin.

XS
SM
MD
LG