Ndërlidhjet

logo-print

Franca do t’i kthejë paratë Rusisë nëse s’i dërgon anijet


Paris, 22 prill 2015.

Paris, 22 prill 2015.

Presidenti i Francës, Francois Hollande, ka thënë se vendi i tij do t’i kthejë pagesat e bëra nga Rusia për dy luftanije Mistral, nëse ato nuk dërgohen, për shkak të përfshirjes së Moskës në konfliktin në Ukrainë.

Pas bisedimeve me homologun ukrainas, Petro Poroshenko, në Paris, Hollande ka thënë se do të diskutojë marrëveshjen Mistral, në vlerë prej 1.3 miliard dollarësh, me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë takimit të tyre në Armeni, më 24 prill.

Franca ka shtyrë dërgimin e luftanijes së parë në Moskë vjeshtën e kaluar, në përgjigje të aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia dhe mbështetjes së Kremlinit për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

Putini ka thënë javën e kaluar se Moska pret rimbursim nëse Franca përfundimisht nuk i dërgon luftanijet.

Secila prej luftanijeve Mistral mund të barttë 16 helikopterë, katër aeroplanë, 13 tanke dhe mbi 400 ushtarë.

Hollande dhe Putin do të qëndrojnë në Jerevan për të shënuar 100-vjetorin e vrasjeve masive të armenëve nga forcat osmane.

Edhe Franca, edhe Rusia i cilësojnë vrasjet si gjenocid.

XS
SM
MD
LG