Ndërlidhjet

Rusia “ka rritur” praninë në Ukrainë


Ukrainë

Ukrainë

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se Rusia ka vendosur sisteme të reja të mbrojtjes raketore në lindje të Ukrainës dhe se është përfshirë në trajnimin e forcave separatiste në zonë.

“Kjo është sasia më e madhe e pajisjeve të mbrojtjes ajrore ruse në lindje të Ukrainës, qysh nga muaji gusht”, ka thënë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf.

Sipas saj, Rusia po ashtu është duke dërguar armë në lindje të Ukrainës dhe është duke rritur forcën e saj përgjatë kufirit.

Veprimet ruse shihen si shkelje e Marrëveshjes së Minskut për armëpushim.

Kievi dhe Perëndimi kanë akuzuar për kohë të gjatë Rusinë se dërgon trupa dhe armë në mbështetje të separatistëve, por një gjë e tillë hidhet poshtë nga Moska.

XS
SM
MD
LG