Ndërlidhjet

SHBA: Irani mund të dërgojë armë në Jemen


Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ash Carter, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë “të shqetësuara” se anijet e Iranit, që shkojnë drejt Jemenit, mund të bartin armë të avancuara për rebelët shiitë Huthi.

I pyetur nga gazetarët nëse SHBA është e gatshme të ndalojë me forcë anijet iraniane nëse përpiqen të hyjnë brenda Jemenit, Carter ka thënë se “ka opsione”

“Nuk jemi në atë pikë. Po bëjmë përpjekje që t’i sjellim palët në tryezë të bisedimeve”, ka thënë Carter.

Ai po ashtu ka thënë se Uashingtoni ia ka bërë të qartë Teheranit se “shpërndarja e flakëve” nuk është e mirëpritur.

Rebelët Huthi në Jemen, që kanë qartazi mbështetjen e Iranit, janë duke luftuar forcat pro-qeveritare. Ata kanë marrë kontrollin e shumë territoreve, përfshirë edhe kryeqytetin Sana.

XS
SM
MD
LG