Ndërlidhjet

Medikamenti shëron majmunët nga Ebola


Ilustrim

Ilustrim

Shkencëtarët amerikanë kanë bërë të ditur se një medikament eksperimental ka shëruar majmunët e infektuar me virusin Ebola.

Sipas rezultateve të testit, të publikuara në revistën Nature, medikamenti TKM-Ebola-Guinea godet nëntipin Makona të virusit, i cili ka shkaktuar shpërthimin vdekjeprurës në Afrikën Perëndimore.

Të tre majmunët që janë trajtuar, kanë qenë të shëndetshëm pas 28 ditësh, ndërsa tre majmunë të patrajtuar kanë vdekur brenda nëntë ditësh.

Shkencëtarët kanë thënë se efikasiteti i medikamentit nuk është provuar ende në njerëz.

Rezultatet e trajtimit të njerëzve me medikamentin në fjalë priten në gjysmën e dytë të 2015-ës.

Që nga marsi i vitit 2014, mbi 10,800 njerëz kanë vdekur nga Ebola në Liberi, Guine, Siera Leone, Nigeri, SHBA dhe Mali.

Numri i përgjithshëm i rasteve të infektuara është mbi 25,500.

Ky ka qenë shpërthimi më vdekjeprurës i Ebolës që nga zbulimi i virusit më 1976.

XS
SM
MD
LG