Ndërlidhjet

Pakistani thotë se ka vrarë 47 talibanë


Pakistan

Pakistan

Ushtria e Pakistanit ka thënë se së paku 47 luftëtarë talibanë janë vrarë dy ditëve të fundit, nga sulmet ajrore në Vaziristanin Verior.

Në deklaratën e ushtrisë thuhet se sulmet kanë pasur në shënjestër fshatin Datta Khel.

Numri dhe identiteti i të vrarëve nuk mund të verifikohen, sepse gazetarët nuk kanë qasje në zonat malore të Pakistanit.

Zona ëshë pranë kufirit me Afganistanin dhe ka qenë cak i sulmeve të telekomanduara të Shteteve të Bashkuara në të kaluarën.

XS
SM
MD
LG