Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi i kërkon BE-së të vlerësojë “përparimin në Kosovë”


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Kosova ka bërë përparim të hatashëm në vitet e pavarësisë, por se vonesat e Bashkimit Evropian, por edhe të shteteve të Ballkanit në normalizim të marrëdhënieve mund të rrezikojnë këtë progres.

“Kosova po dëshmohet si kampione e dialogut, normalizimit dhe fqinjësisë së mirë dhe ne presim që kontributi ynë të vlerësohet konform punës që bëjmë në paqebërje”, ka thënë Thaçi.

Ai i ka bërë këto komente në samitin e Bërdos në Slloveni.

Në këtë samit marrin pjesë ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, së bashku me ministrin e Jashtëm të Francës, Gjermanisë, Austrisë dhe atë të Italisë.

Ata po diskutojnë për perspektivën evropiane të shteteve të rajonit, por edhe për luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe radikalizmit fetar.

XS
SM
MD
LG