Ndërlidhjet

Kosova shënon Ditën Ndërkombëtare të Librit


Edhe në Kosovë sot po shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit.

Organizata të ndryshme joqeveritare dhe shtëpi botuese, më rastin e kësaj ditë kanë organizuar aktivitete të ndryshme në Prishtinë.

Kjo është një ngjarje vjetore që shënohet çdo vit më 23 prill dhe që ka për qëllim promovimin e leximit, botimit dhe të drejtave të autorit.

Për herë të parë, kjo ditë është shënuar më 23 prill të vitit 1995.

Organizata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO) ka zgjedhur këtë datë pasi ajo shënon përvjetorin e lindjes ose vdekjes së disa shkrimtarëve me famë botërore, si: Miguel de Cervantes Saavedra, Maurice Druon, Vladimir Nabokov e William Shakespeare.

XS
SM
MD
LG