Ndërlidhjet

Afganistan: 17 persona të vrarë nga sulmet e talebanëve


Të paktën 17 persona janë vrarë nga talebanët në Afganistan, 9 prej të cilëve ishin roje kufitare. Tetë nga të vrarët ishin viktima të rastit, të cilët pësuan disa orë para “ofensivës pranverore” të talebanëve.

Zyrtarët afganë thënë se rojet kufitare u vranë më 22 prill, kur talibanët sulmuan pikëkalimin në provincën veriperëndimore të Badghisit.

Në ndërkohë, më vonë gjatë mbrëmjes, një mjet shpërthyes në një rrugë vrau tetë persona, përfshirë katër fëmijë, që po udhëtonin në një automjet.

Amir Mohammad Akhundzada, kryetar i provincës, u vuri fajin talebanëve, duke thënë se “bomba ishte vendosur për të shënjestëruar forcat e sigurisë afgane”.

Talebanët nuk morën përgjegjësinë për këtë incident, por bombardimet në rrugë janë sulmi i tyre më i shpeshtë.

Sulmet erdhën pranë kohës kur liderët talebanë thanë se do të fillojnë ofensivën e tyre vjetore të pranverës më 24 prill.

XS
SM
MD
LG