Ndërlidhjet

Rusia dënon me 7 vjet burg historianin nga Krimeja


Një historian nga Krimeja, Oleksiy Chyrniy, është dënuar me shtatë vjet burg në Rusi, nën akuzat për terrorizëm.

Një gjykatë ruse më 21 prill shpalli Chyrniyn fajtor për planifikim të disa akteve terroriste në kryeqytetin e Krimesë, Simferopol.

Cherniy, i cili bëri një marrëveshje me hetuesit, u deklarua fajtor.

Chyrniy, së bashku me regjisorin ukrainas Oleh Sentsov dhe aktivistët Oleksandr Kolchenko dhe Hennadiy Afanasyev, u arrestua në muajin maj të vitit 2014, disa javë pasi Rusia kishte aneksuar Krimenë nga Ukraina, përmes një referendumi kontavers.

Afanasyev, i cili gjithashtu u shpall fajtor, bëri një marrëveshje me hetuesit, u dënua gjithashtu me shtatë vjet burg në muajin dhjetor.

Sentsov dhe Kolchenko janë në një qendër mbajtjeje në Moskë. Ata mohojnë çdo akuzë.

Nëse shpallen të fajshëm, ata mund të përballen me 20 vjet burgim.

XS
SM
MD
LG