Ndërlidhjet

Qeveria e Kosovës përshëndet dekretimin e kryeprokurorit


Qeveria e Republikës së Kosovës përshëndet dekretimin e Kryeprokurorit të Shtetit. Në një komunikatë thuhet se “sundimi i ligjit është parakusht për zhvillimin politik, ekonomik dhe social”

Sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova, sikurse luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, dhe shkeljeve tjera ligjore, shtrojnë domosdoshmërinë për fuqizimin e sistemit të drejtësisë, veçmas nevojën që të investohet në aspektin e rritjes së efikasitetit, thuhet në njoftimin e qeverisë.

"Prokuroria si hallkë themeltare dhe e patjetërsueshme e sistemit të drejtësisë, duhet pasur mbështetjen dhe përkrahjen e të gjitha institucioneve, me theks të veçantë përkrahjen e saj në realizimin efikas të mandatit".

Qeveria vlerëson se dekretimi është një hap përpara në konsolidimin dhe forcimin e sistemit të drejtësisë, dhe njëkohësisht shërben për mbarëvajtjen dhe funksionalizimin e këtij institucioni, si dhe ngritjes së përgjegjësisë së vet sistemit të drejtësisë.
Të mërkurën Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, ka dekretuar Aleksandër Lumezi Kryeprokuror të Republikës së Kosovës

XS
SM
MD
LG