Ndërlidhjet

logo-print

Bjellorusia mbështet integritetin territorial të Gjeorgjisë


Giorgi Margvelashvili dhe Alyaksandr Lukashenka

Giorgi Margvelashvili dhe Alyaksandr Lukashenka

Lukashenka thotë se shteti i tij e mbështet integritetin territorial të Gjeorgjisë, duke bërë të qartë se ai nuk i njeh si shtete të pavarura rajonet e separatistëve pro-rusë të Abkhazias dhe Ossetias Jugore.

Lukashenka -- në vizitën e tij të parë në Gjeorgji në më shumë se 20 vjet pushtet -- u tha gazetarëve pas bisedimeve me presidentin gjeorgjian Giorgi Margvelashvili në Tbilisi se Bjellorusia e njeh "integritetin territorial të Gjeorgjisë në kufijtë e njohur ndërkombtarisht".

Këto deklarata, dhe vetë vizita, dhanë sinjale te presidenti rus Vladimir Putin se Bjellorusia nuk mbështet qëllimet e Rusisë, pas aneksimit të Krimesë dhe mbështetjes së separatistëve në lindje të Ukrainës.

Rusia kishte njohur Abkhazian dhe Ossetian Jugore si shtete të pavarura pas një lufte 5-ditore me Gjeorgjinë në vitin 2008.

XS
SM
MD
LG