Ndërlidhjet

logo-print

Ushtrimet nuk ndihmojnë në humbje të peshës


Aktiviteti fizik ka rol të vogël në trajtimin e trashjes, thonë mjekët.

Në një editorial të botuar në revistën British Journal of Sports Medicine, tre ekspertë ndërkombëtarë kanë thënë se është koha që të “thyhet miti” për ushtrimet.

Sipas tyre, aktivitetet fizike janë të rëndësishme për shmangien e sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve mendore dhe diabetit, porse ndikimi i tyre në humbje të peshës është minimal.

Ekspertët, që përfshijnë kardiologun londinez, Aseem Malhotra, fajësojnë industrinë e ushqimit për promovimin e besimit se ushtrimetmund të luftojnë ndikimin e ushqimit të pashëndetshëm.

XS
SM
MD
LG