Ndërlidhjet

Rusi: Arrestohet një person për përfshirje në aktivitete terroriste


Pjesëtarë të grupit Hizb ut-Tahrir...
Pjesëtarë të grupit Hizb ut-Tahrir...

Një anëtar i dyshuar i organizatës së ndaluar islamike Hizb ut-Tahrir është ndaluar në qytetin e Chelyabinsk në malet Urale të Rusisë.

Shërbimi Federal i Sigurimit të Rusisë thotë se personi, emri i të cilit nuk u zbulua, u kap më 23 prill pasi hetuesit e gjetën me ato që ata i përshkruan si "materiale me përmbajtje ekstremiste" në shtëpinë e tij.

Njeriu përballet me akuza për pjesëmarrje në aktivitetet e një grupi terrorist.

Disa anëtarë të grupit të Hizb ut-Tahrir janë arrestuar ose dënuar në muajt e fundit në Chelyabinsk, që është në një rajon që kufizohet me Kazakistanin dhe Rusinë.

Hizb ut-Tahrir është një organizatë globale me bazë në Londër që kërkon të bashkojë të gjitha vendet myslimane në një "kalifat".

Gjykata e Lartë e Rusisë ka ndaluar Hizb ut-Tahrir në vitin 2003, duke i quajtur mbështetësit e saj si "ekstremistë".

Anëtarët e Hizb ut-Tahrir këmbëngulin se grupi është paqësor.

XS
SM
MD
LG