Ndërlidhjet

Obama: Dy pengje perëndimore janë vrarë nga një operacion anti-terrorizëm


Shtëpia e Bardhë tha se dy pengje perëndimore janë vrarë nga një operacion anti-terrorizëm i SHBA-ve, pranë kufirit Afganistan-Pakistan, në muajin janar të këtij viti.

Presidenti Barack Obama shprehu "pikëllim të madh" se operacioni përfundoi me vdekjen e dy pengjeve, njëri prej të cilëve ishte qytetar amerikan dhe tjetri italian, që po mbaheshin peng nga rrjeti terrorist i Al-Kaedës.

Obama tha: "Zemrat tona janë me familjet e Dr. Warren Weinstein, amerikan i mbajtur peng që nga viti 2011, dhe Giovanni Lo Porto, qytetar italian që mbahej peng nga Al-Kaida që nga viti 2012."

Ai tha: "Asnjë fjalë nuk mund ta shpreh si duhet pendimin tonë për këtë tragjedi".

Përmes një komunikate, Shtëpia e Bardhë tha se të dy pengjet u vranë kur inteligjenca amerikane kishin vënë në shënjestër kompleksin, pa e ditur se ata ishin aty.

Ahmed Farouq, qytetar amerikan i cili ishte bërë një udhëheqës i Al-Kaedës, është vrarë në të njëjtin operacion.

Një tjetër qytetar amerikan, i kthyer në terrorist të Al-Kaedës, Adam Gadahn, u vra në një operacion të veçantë në janar.

XS
SM
MD
LG