Ndërlidhjet

logo-print

Poroshenko: Referendum për anëtarësim në NATO


Petro Poroshenko

Petro Poroshenko

Presidenti ukrainas Petro Poroshenko ka përsëritur zotimin për të vënë çështjen e anëtarësimit në NATO para popullit të Ukrainës në një referendum.

Poroshenko i tha stacionit televizivfranceziTele më 22 prill se bashkimi me NATO është njëçështje "fundamentale", dhe ai do të "mbajë një referendum [dhe] të lë popullin të vendosë."

Ai nuk tha se kur referendum i tillë do të mbahet.

Presidenti ukrainas ka deklaruar më parë se Kiev nuk do të bëjë të pamundurën për t'u bashkuar me aleancën ushtarake, pa marrë miratimin përmes një referendumi.

Por Poroshenko tha se prioritet i qeverisë është i anëtarësimit në Bashkimin Evropian sepse Ukraina është një vend evropian dhe "Evropa nuk mund të jetë e plotë pa Ukrainën."

Në luftimet në lindje të Ukrainës, Poroshenko tha gjakderdhja vazhdon derisa trupat qeveritare luftojnë me separatistët e mbështetur nga Rusia, pavarësisht marrëveshjes për armëpushim.

Më shumë se 6,100 njerëz janë vrarë në konfliktin që filloi vitin e kaluar.

XS
SM
MD
LG