Ndërlidhjet

SHBA premton kompensim për familjet e pengjeve të vrarë


Shtëpia e Bardhë të enjten tha se Shtetet e Bashkuara do të kompensojë familjet e pengjeve të vrara, një amerikan dhe një italian, gjatë një operacioni kundër terrorizmit pranë kufirit Afganistan - Pakistan.

"Kompensimi do të sigurohet për të dy familjet", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest, duke shtuar se detajet përfundimtare ende nuk janë vendosur.

Më herët gjatë ditës, presidenti amerikan Barack Obama tha se "asnjë fjalë nuk mund ta shpreh sa duhet pendimin tonë për këtë tragjedi" dhe se "merr përgjegjësinë e plotë për këtë aksion".

Përmes një komunikate, Shtëpia e Bardhë tha se të dy pengjet u vranë kur inteligjenca amerikane kishin vënë në shënjestër kompleksin, pa e ditur se ata ishin aty.

XS
SM
MD
LG