Ndërlidhjet

Armenia shënon 100-vjetorin e masakrës


1915
1915

Ceremoni përkujtimore do të mbahen sot në të gjithë botën për të shënuar 100-vjetorin e masakrës së armenëve në Perandorinë Osmane.

Në kryeqytetin e Armenisë, Jerevan, pritet të mblidhen qindra-mijëra njerëz.

Presidentët e Rusisë dhe Francës do të jenë në mesin e zyrtarëve të lartë të shteteve.

Vrasja dhe dëbimi i 1.5 milion armenëve nga turqit otomanë gjatë Luftës së Parë Botërore, nga shumë historianë dhe shtete konsiderohet si gjenocid.

Turqia nuk e pranon këtë term, duke thënë se shifrat e armenëve të vrarë kanë qenë shumë më të vogla.

XS
SM
MD
LG