Ndërlidhjet

logo-print

Obama nuk e cilëson gjenocid masakrën e armenëve


Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka përshkruar vrasjen masive të armenëve etnikë nga forcat otomane, 100 vjet më parë, si “masakër të tmerrshme”, por ka shmangur përdorimin e termit gjenocid.

“Populli armen i Perandorisë Osmane është dëbuar, masakruar dhe ka marshuar deri në vdekje. Kultura dhe trashëgimia në atdheun e tyre të lashtë janë shuar”, ka thënë Obama.

Vrasja dhe dëbimi i 1.5 milion armenëve nga turqit otomanë gjatë Luftës së Parë Botërore, nga shumë historianë dhe shtete konsiderohet si gjenocid.

Turqia nuk e pranon këtë term, duke thënë se shifrat e armenëve të vrarë kanë qenë shumë më të vogla.

Obama ka thënë se qëndrimi i tij për çështjen “nuk ka ndryshuar”.

XS
SM
MD
LG