Ndërlidhjet

Treni vret 14 migrantë në Maqedoni


Ilustrim
Ilustrim

Katërmbëdhjetë migrantë janë goditur për vdekje nga një tren në Maqedoni.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes pranë qytetit Veles.

Përpjekjet e shpëtimit janë penguar nga terreni i vështirë, i cili mund të arrihet vetëm në këmbë ose me tren.

Prokurori i shtetit të Maqedonisë ka thënë se nga intervistat me të mbijetuarit, shumica e viktimave kanë qenë nga Somalia dhe Afganistani.

Migrantët që ikin nga lufta, varfëria dhe represioni në Lindjen e Mesme dhe Afrikë ia mësyjnë shpesh Ballkanit si rrugë drejt Evropës perëndimore.

XS
SM
MD
LG