Ndërlidhjet

Pakistani i “arsyetohet” Arabisë për situatën në Jemen


Riad

Riad

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, ka qëndruar në Arabinë Saudite në përpjekje për të rregulluar marrëdhëniet, pasi deputetët pakistanezë kanë refuzuar kërkesën saudite për mbështetje ushtarake kundër rebelëve në Jemen.

Sharif, i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të shtetit pakistanez, ka takuar Mbretin Salman më 23 prill.

Burime në Ambasadën e Pakistanit në Riad kanë thënë se Sharif i ka dhënë monarkut “shpjegime” për qëndrimin e parlamentit.

Ai po ashtu i ka thënë Salmanit se Islamabadi i ka bërë presion Iranit që të luajë rol në sjelljen e rebelëve Huthi të Jemenit në tryezën e bisedimeve.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite ka kryer një fushatë njëmujore të sulmeve ajrore në Jemen, për të ndaluar avancimin e rebelëve Huthi dhe të aleatëve të tyre.

Koalicioni ka njoftuar këtë javë se ka nisur një fazë të re të sulmeve.

XS
SM
MD
LG