Ndërlidhjet

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se është duke zhvilluar një aksion policor në disa lokacione në Kosovë, por nuk dihet ende nëse ka të arrestuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, nuk ka dhënë detaje se për çfarë aksioni saktësisht bëhet fjalë.

Mediat në Kosovë njoftojnë jozyrtarisht për arrestimin e disa personave, nën dyshimin se janë përfshirë në fajde.

Fajdet janë para të huazuara në mënyrë ilegale nga qytetarët, me normë të lartë të interesit.

XS
SM
MD
LG