Ndërlidhjet

SHBA kërkon lirimin e aktivistit azerbajxhanas


Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se janë të shqetësuara me dënimin e aktivistit azerbajxhanas, Intiqam Aliyev, me 7.5 vjet burgim dhe kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.

Aliyev është dënuar këtë javë për evazion fiskal, sipërmarrje të paligjshme dhe abuzim me zyrën.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Marie Harf, ka thënë se akuzat janë të dyshimta.

Aliyev ka mohuar fajësinë dhe ka thënë se është ndjekur penalisht në shenjë hakmarrjeje, pasi ka dërguar mbi 200 raste në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg.

Ai është njëri nga disa aktivistë azerbajxhanas, gazetarë dhe kritikë të qeverisë që janë arrestuar vitin e kaluar për shkak të mospajtimeve me autoritetet.

XS
SM
MD
LG