Ndërlidhjet

Nisin ceremonitë për 100-vjetorin e vrasjeve të armenëve


Jerevan, Armeni

Jerevan, Armeni

Në Armeni po mbahen ceremoni që shënojnë 100-vjetorin e nisjes së vrasjeve masive të armenëve nga turqit otomanë.

Presidentët e Francës dhe Rusisë u janë bashkuar liderëve të tjerë në memorialin për viktimat në periferi të kryeqytetit Jerevan.

“U jam mirënjohës të gjithë atyre që janë këtu për të konfirmuar edhe një herë angazhimin për vlerat njerëzore, për të thënë se asgjë nuk është harruar as pas 100 vjetësh”, ka thënë presidenti armen, Serzh Sarkisian.

Armenia thotë se 1.5 milion njerëz kanë vdekur, por kjo shifër hidhet poshtë nga Turqia.

Turqia kundërshton fuqishëm përdorimin e termit gjenocid për të përshkruar vrasjet.

Ankaraja pranon se ka pasur krime, por jo edhe përpjekje sistematike për të shkatërruar popullin e krishterë armen.

XS
SM
MD
LG