Ndërlidhjet

Steinmeier i kërkon BE-së të lehtësojë shqetësimet ruse


Frank-Walter Steinmeier
Frank-Walter Steinmeier

Një letër që ka dalë fshehurazi në opinion e ministrit të Jashtëm gjerman Frank-Ëalter Steinmeier, ai i bën thirrje Bashkimit Evropian që sa më shpejtë të lehtësojë "shqetësimet e Rusisë" rreth implementimit të një marrëveshjeje për tregti të lirë me Ukrainën.

Letra e Steinmeierit, drejtuar presidentit të Komisionit Evropian Jean-Paul Juncker, të cilën e siguroi Radio Evropa e Lirë, bën thirrje për një rinisje të bisedimeve tre-anëshe mes BE-së, Ukrainës dhe Rusisë në mënyrë që të identifikojnë një "zgjidhje praktike".

Rusia ka shprehur kundërshtimin për krijimin e një Zone të Thellë dhe Gjithëpërfshirëse të Tregtisë së Lirë (DCFTA), thelb ekonomik i një marrëveshjeje të spektrit të gjerë, që përfundoi në mars të vitit 2014 nga Bashkimi Evropian dhe Ukraina.

Pasi u shty nga kundërshtimi i Rusisë, DCFTA pritet të hyjë në fuqi nga 1 janari i vitit 2016.

Në letrën e tij, që daton më 2 prill, Steinmeier i kërkon Komisionit Evropian për të "të përdorur fleksibilitet të konsiderueshëm për çfarë ofron marrëveshja".


Ai bëri thirrje për një ", qasje pragmatike të interesit me bazë dhe pa parakushte politike".

XS
SM
MD
LG