Ndërlidhjet

OKB akuzon mediat britanike për gjuhë të urrejtjes


Shefi i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut ka akuzuar gazetat britanike për gjuhë të urrejtjes ndaj migrantëve.

Zeid Raad al-Hussein, komisioneri i lartë i OKB-së për të drejta të njeriut, tha të premten senjë artikull i publikuar në gazetën The Sun, që i krahasonte migrantët me insekte, përdori gjuhën e ngjashme me të punësuarit nga hetuesit e gjenocidit të Ruandës, së vitit 1994.

Kolumna e publikuar më 17 prill nga autorja Katie Hopkins, ka nxitur debate në Britani. Hopkins tha se duhet të përdoren armë kundër anijeve që bartin migrantë në detin Mediteran, dhe i quajti migrantët "njerëz të egër".

Zeid tha se kjo kolumnë ishte "thjeshtë një nga shembujt më ekstreme të artikujve kundër të huajve që janë publikuar në gazetat angleze gjatë dy dekadave të fundit".

Ai u bëri thirrje mediave britanike, autoriteteve dhe rregullatorëve që të frenojnë nxitjen e urrejtjes.

XS
SM
MD
LG