Ndërlidhjet

Një urë në një autostradë në ndërtim e sipër, është shembur në Kazakistan, duke lënduar 19 punëtorë në qytetin më të madh të vendit, Almaty.

Incidenti ndodhi në pasditen e sotme.

Shefi i Departamentit Emergjent të Kazakistanit, Nurlan Madiarov u tha gazetarëve se ekipet shpëtuese po kërkojnë një punëtor tjetër të zhdukur, i cili dyshohet se ka mbetur nën rrënoja.

Sipas Madiarov, 19 punëtorët janë hospitalizuar; tre prej të cilëve janë në gjendje kritike.

Të paktën 50 punëtorë ishin duke punuar, kur ndodhi shembja.

XS
SM
MD
LG