Ndërlidhjet

logo-print

Emërohet ministri për Komunitete dhe Kthim


Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka emëriuar sot ministrin për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jevtiq, i cili vjen nga Lista Serbe.

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë marrë vendim më 23 prill, të kthehen në institucionet e Kosovës, në Kuvendin dhe Qeverinë e saj, pas një mospjesëmarrjeje prej dy muajsh.

Përmes një komunikate për opinion, të publikuar të enjten nga vetë ky subjekt politik, thuhet se vendimi është marrë pas bisedimeve me partnerët e koalicionit qeverisës, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, gjatë të cilave “janë dhënë garanci se do të respektohen pikët kryesore të marrëveshjes për koalicion qeverisës”.

Prioritetet e punës së Listës Serbe në periudhën e ardhshme do të jenë, edhe siç thuhet në komunikatë, “mbrojtja e të drejtave të serbëve, veçanërisht në fushën e respektimit të të drejtave të pronës së personave privatë dhe juridik dhe kishës ortodokse serbe, përmirësimi I gjendjes në arsim dhe shëndetësi, si dhe mbrojtjes së gjuhës, kulturës, trashëgimisë kulturore serbe dhe të drejtës në informim”.

XS
SM
MD
LG