Ndërlidhjet

Zbogar mirëpret kthimin e Listës Srpska


 Samuel Zbogar

Samuel Zbogar

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zbogar ka mirëpritur kthimin e përfaqësuesve të Listës Srpska në institucionet e Kosovës.

Përmes një komunikate për media, Zbogar citohet të ketë thënë se pjesëmarrja e plotë në jetën publike dhe institucionale, për përfaqësuesit e serbëve të Kosovës është mënyra më efikase që të punojnë në interes të komunitetit që ata përfaqësojnë.

Zbogar gjithashtu ka thënë se ata duhet "të jenë pjesë aktive e proceseve politike në Kosovë, duke ndarë përgjegjësitë në ballafaqimin me sfidat e përbashkëta".

"Ky hap është shumë inkurajues për të ardhmen e komunitetit serb në Kosovë dhe gjithashtu edhe për Kosovën si tërësi", citohet të ketë thënë ai.

XS
SM
MD
LG