Ndërlidhjet

Jahjaga me ambasadorët diskutoi për viktimat e dhunës seksuale


Atifete Jahjaga
Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga priti në takim disa prej ambasadorëve të akredituar në Prishtinë, me të cilët diskutoi rreth aktiviteteve të Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës.

Presidentja Jahjaga theksoi se prioritet i punës së Këshillit është përmbushja e të drejtave të garantuara me ligj për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës, qasja në drejtësi, qasja në shërbimet shëndetësore, fuqizimi ekonomik si dhe ndërgjegjësimi shoqëror dhe institucional për këtë krim të luftës, bëhet e ditur përmes një komunikate nga Zyra e Presidentes.

Presidentja Jahjaga, sicc thuhet nw njoftim, vlerësoi mbështetjen e qeverive të vendeve përkatëse për punën e këtij Këshilli dhe për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe theksoi se duhet angazhim edhe më i madh i të gjithë akterëve për njohjen ndërkombëtare të këtij krimi të kryer mbi popullatën civile të Kosovës.

Sipas kwsaj komunikate, "ambasadorët shprehën gatishmërinë për të vazhduar mbështetjen për punën e Këshillit Kombëtar për të Mbijetuarit e Dhunës Seksuale gjatë Luftës i cili ka për synim rehabilitimin, riintegrimin dhe risocializimin e të mbijetuarëve të dhunës seksuale gjatë luftës".

XS
SM
MD
LG