Ndërlidhjet

Të paktën 115 fëmijë janë vrarë dhe 172 të tjerë janë plagosur për një muaj luftime në Jemen, bëri të ditur Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Fëmijë, UNICEF.

Rreth gjysma e tyre janë vrarë nga bombardimet e koalicionit, tha agjencia, ndërsa të tjerët nga minat, të shtënat dhe granatat.

Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite, ka vazhduar sulmet ajrore kundër forcave rebele, edhe pse shpalli fundin e kësaj fushate.

Rebelët Houthi janë duke luftuar me forcat qeveritare dhe aleatët e tyre që disa muaj.

OKB-ja tha se të paktën 551 civilë janë vrarë në konflikt -- më shumë se gjysma e numrit total të viktimave.

"Janë qindra mijëra fëmijë në Jemen që jetojnë në kushtet më të rrezikshme", tha Julien Harneis, përfaqësuesi i UNICEF-it në Jemen.

"Numri i vdekjeve të fëmijëve tregon qartazi sa shkatërrues ky konflikt vazhdon të jetë për fëmijët e Jemenit", shtoi ai.

XS
SM
MD
LG