Ndërlidhjet

logo-print

Putin dhe Hollande diskutojnë për Ukrainën


Hollande dhe Putin

Hollande dhe Putin

Presidenti Vladimir Putin është takuar me homologun e tij nga Franca, Francois Hollande, gjatë ceremonive të përkujtimit të 100 vjetorit të vrasjes së 1.5 milion armenëve nga Perandoria Otomane.

Bisedimet mes Putinit dhe Hollande u fokusuan në konfliktin në Ukrainë, si dhe për marrëveshjen e ngrirë të Francës për t'i shitur Rusisë dy anije luftarake me vlerë të 1.3 miliard dollarëve.

Hollande ka thënë se mënyra më e mirë për të normalizuar marrëdhëniet Rusi - BE, është zbatimi i marrëveshjes së Minskut për armëpushim midis forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia.

XS
SM
MD
LG