Ndërlidhjet

Akuza të reja për piloten Nadia Savchenko


Hetuesit kanë sjellë akuza shtesë kundër pilotes ushtarake të Ukrainës Nadia Savchenko, në atë që prokuroria e quajti si rastin "final" kundër saj, duke pretenduar se ajo në mënyrë të paligjshme ka kaluar kufirin nga Ukraina në Rusi.

Zëdhënësi i Komitetit Hetues rus, Vladimir Markin, tha më 24 prill se Savchenko është akuzuar zyrtarisht për "bashkëpunim në vrasjen e dy ose më shumë personave, bashkëpunim në vrasjen e dy ose më shumë njerëz duke përdorur metoda të cilat përfaqësojnë rrezik për publikun në bazë të urrejtjes politike dhe kalimit të paligjshëm të kufirit rus".

Markin tha se hetimi i rastit Savchenko ka përfunduar, që do të thotë se rezultatet e hetimit do të dërgohen tek ajo për shqyrtim dhe më pas dërgohen në gjykatë për gjykim të saj.

Savchenko, 33 vjeçare, është akuzuar në lidhje me një sulm në muajin qershor të 2014, që vrau dy gazetarë rusë që mbulonin konfliktin ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në Ukrainën Lindore.

Ajo thotë se ishte rrëmbyer nga separatistët pro-rusë, që e dorëzuan atë tek autoritetet ushtarake ruse në Ukrainë, të cilët në mënyrë të paligjshme e morën përtej kufirit, në Rusi.

Në vendlindjen e saj, Ukrainë, Savchenko është bërë një simbol i heroizmit për qëndrimin e saj stoik në paraburgimin rus.

Ajo ka mbajtur një grevë të gjatë urie, duke protestuar arrestimin e saj dhe duke këmbëngulur se akuzat kundër saj janë të sajuara.

XS
SM
MD
LG