Ndërlidhjet

Nepal: Dyshohet për shumë viktima nga tërmeti


Ilustrim

Ilustrim

Mediat ndërkombëtare raportojnë për të vdekur dhe objekte historike të shkatërruara si pasojë e tërmetit të fuqishëm që e ka goditur sot Nepalin.

Sipas këtyre raportimeve, dëshmitarët kanë parë persona pa shenja jete apo edhe me lëndime serioze pasi kulla historike, Dharara e ndërtuar në shekullin e 19-të është shembur.

Reuters raporton se së paku 50 persona konsiderohet se kanë mbetur të ngujuar brenda gërmadhave të kësaj kulle.

Shërbimi Gjeologjik amerikan ka njoftuar tërmeti me 7.9 magnitudë, ndërsa epiqendra ishte rreth 50 km nga kryeqyteti, Katmandu.

XS
SM
MD
LG