Ndërlidhjet

Nepal: Numri i viktimave nga termeti shkon në 758


Nepal, pasojat e termetit
Nepal, pasojat e termetit

Numri i viktimave në Nepal si pasojë e termetit të sotëm ka shkuar në 758 të vdekur, ka thënë një zyrtar i ministrisë së brendshme të këtij vendi.

Pjesa më e madhe e tyre janë viktima në Fushën e Katmandusë që është edhe zona më e dendur me banorë, raporton Reuters.

Zyrtarët nepalez po vazhdojnë të japin shifra në rritje të viktimave pas termetit me 7.9 magnitudë të shkallës së Rihterit.

Përpos shkatërrimeve të shumta, është shembur edhe kulla e vjetër, Dharar e ndërtuar në shekullin e 19-të.

XS
SM
MD
LG