Ndërlidhjet

logo-print

Bieber i shpëton procesit gjyqësor


Këngëtari, Justin Bieber

Këngëtari, Justin Bieber

Një padi kundër yllit të muzikës pop, Justin Bieber është tërhequr pasi avokatët e këngëtarit dhe një fotografi nga Miami janë marrë vesh duke e eliminuar nevojën e një procesi gjyqësor.

Padia ishte bërë në vitin 2013 në një gjykatë në qarkun Dade të Miamit, pasi fotografi, Jeffrey Binion, pretendon se ishte sulmuar nga truprojet e Justin Bieberit pas fotografimit të këngëtarit.

Sipas avokatit të fotografit, Mark DiCowden, disa muaj janë bërë përpjekje për të arritur marrëveshje jashtë gjykatës.

Avokati i Bieber, Jeremiah Reynolds e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes.

XS
SM
MD
LG