Ndërlidhjet

‘Hakerët’ rusë kanë lexuar postën elektronike të Obamës


Presidenti amerikan, Barack Obama
Presidenti amerikan, Barack Obama

‘Hakerët’ nga Rusia që vitin e kaluar arritën të futen në sistemin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë kanë lexuar postën elektronike sekrete të presidentit Obama.

Ky lajm është publikuar në gazetën ‘New York Times” duke cituar zyrtarë amerikanë.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë nuk ka pranuar ta komentojë këtë raport, mirëpo gjatë këtij muaji, Shtëpia e Bardhë e ka konfirmuar futjen e ‘hakerëve’ rusë në sistemin kompjuterik të Shtëpisë së Bardhë.

Presidenca amerikane megjithatë kishte thënë se sulmi kibernetik ka ndodhur vitin e kaluar dhe se materialet sekrete nuk janë prekur.

Gazeta amerikane ka shkruar se sulmi ka qenë “shumë më ndërhyrës dhe shqetësues se sa që është pranuar publikisht”.

Në raport thuhet ndonëse asnjë rrjet sekret nuk është dëmtuar, zyrtarët e kanë pranuar se sistemi sekret megjithatë përmban informata shumë të ndjeshme si p.sh këmbimet në postën elektronike me diplomat rreth lëvizjes në personel dhe legjislacion.

XS
SM
MD
LG