Ndërlidhjet

Vazhdon të rritet numri i viktimave në Nepal


Ilustrim - Nepal

Ilustrim - Nepal

Numri i viktimave në Nepal ka tejkaluar shifrën prej 2200 të vdekurve ndërsa disa mijëra të tjerë konsiderohen të lënduar nga termeti i djeshëm që e goditi shtetin aziatik.

Ndërkohë që toka e Nepalit vazhdon të dridhet. Siç njofton Shërbimi Gjeologjik amerikan, termeti i sotëm ka qenë me magnitudë prej 6.7 të shkallës së Rihterit.

Mijëra njerëz e kanë kaluar natën në qiell të hapur nga frika e dridhjeve të reja të tokës dhe rreziku i shembjes së shtëpive të tyre tashmë të dëmtuara nga termeti i parë.

XS
SM
MD
LG