Ndërlidhjet

logo-print

Irak: Së paku 12 civilë të vrarë në sulmet e fundit


Ilustrim

Ilustrim

Autoritet në Irak kanë thënë se një sulm me veturë bombë ka vrarë së paku 12 civilë në dhe përreth Bagdadit, më 26 prill.

Associated Press e ka cituar një oficer policor duke thënë se bomba ka shpërthyer në sheshin Kilani, një zonë e dendur komerciale në qendër të Bagdadit.

Aty janë vrarë së paku persë persona dhe janë lënduar 15 të tjerë.

Një tjetër oficer ka thënë se katër civilë janë vrarë dhe së paku nëntë të tjerë janë lënduar disa orë para sulmit të mësipërm gjatë një shpërthimi në qytezën e Mahmudijes, rreth 30 km në jug të Bagdadit.

Ai ka thënë se tre persona janë vrarë e 13 të tjerë janë lënduar në një sulm me bombë në lagjen Amil, në pjesën jugperëndimore të Bagdadit.

Militantët e Shtetit Islamik dhe ekstremistë të tjerë sunit besohet se qëndrojnë prapa këtyre sulmeve me bomba.

XS
SM
MD
LG