Ndërlidhjet

Një person i plagosur në Mitrovicë


Ilustrim

Ilustrim

Një persona ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri në pjesën jugore të Mitrovicës, që ndodhi pas një rrahje në orët e hershme të mëngjesit të 26 prillit.

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Avni Zahiti ka thënë për Radion Evropa e Lirë se rasti po cilësohet si vrasje në tentativë.

Ai ka konfirmuar se një person është arrestuar dhe se është konfiskuar edhe arma që ka përdorur. Kurse i plagosuri është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Zahiti ka thënë po ashtu se rasti është endë në hetim e sipër dhe se ende nuk dihet motivet e sakta që quan deri te kjo përleshje dhe plagosje e një personi.

XS
SM
MD
LG