Ndërlidhjet

New Orleans: ‘Okupim’ britanik i festivalit të Jazz-it


Këngëtari britanik, Elton John - Arkiv
Këngëtari britanik, Elton John - Arkiv

Elton john, Ed Sheeran, The Who janë artistët britanik që po dominojnë festivalin e muzikës jazz në New Orleans në SHBA.

Sipas Associated Press, pas grupit ‘The Who’ që këtë shtunë i përmbyllen paraqitjet në këtë festival, Elton John do të jetë pika kulminante e të shtunës së ardhshme.

Përpos kësaj, këngëtari i ri britanik, Ed Sheeran do të paraqitet për herë të parë në këtë festival, duke përmbyllur koncertet e fundit të festivalit nga data 30 prill deri më 3 maj.

Producenti i festivalit, Quint Davis ka thënë se të gjithë ata që i ka ëndërruar të paraqiten në këtë festival, këtë vit do të jenë pjesë e tij.

Festivali organizaohet nga viti 1970, ndërsa ai feston rrënjet e muzikës dhe kulturës së Neë Orleansit dhe shtetit Luziana.

XS
SM
MD
LG