Ndërlidhjet

Zaev: Raportet ndëretnike, stabile si kurrë më parë


 Zoran Zaev

Zoran Zaev

Në intervistënpër Radion Evropa e Lirë lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, duke komentuar zhvillimet e fundit në Gushincë, dhe situatën e përgjithshme në vend pas aferës “Puçi”, ka theksuar se në aspektit ndëretnikMaqedonia është stabile si asnjëherë më parë”, ngase siç është shprehur ai,populli është rojtari më i mirë i paqes dhe stabilitetit të vendit.

“Imperativ për çdo familje, qoftë ajo maqedonase, shqiptare, turke, rome etj është rehatia e familjes, një e ardhme për fëmijët, ajo e cila rreth neve sigurohet, gjithsesi edhe Evropa e siguron me shumë cilësi, por ne jemi shumë larg përmbushjes së këtyre standardeve”.

“Kjo dëshirë besoj se i udhëheq të gjithë dhe në mënyrë absolute bën të jem dhe unë rehat në angazhimin tim. Gjithsesi, ka dhe të tillë që tentojnë të kryejnë verime mafioze, njerëzit e këtillë ekzistojnë edhe në vendet e zhvilluara demokratike, jo vetëm këtu. Por, unë e besoj se rastet e këtilla shpejt do të shuhen, për shkak të popullatës, por edhe për shkak të numrit të madh të profesionistëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme, në Armatën tonë, të cilët para së gjithash qëllim parësor kanë interesat e shtetit”, ka theksuar Zaev.

Por, për kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, incidenti në stacionin policor në Gushincë, përgjatë kufirit Maqedoni-Kosovë paraqet një temë serioze duke i kujtuar ngjarjet e vitit 2001 në vend.

“Zhvillimet në Gushincë paraqesin një rast serioz, në të cilin morën pjesë një grup njerëzish, identiteti i të cilëve është i njohur për institucionet tona dhe për këtë është njoftuar bashkësia ndërkombëtare dhe institucionet në Kosovë. Sfida në këtë plan, me siguri do të vazhdojë, dhe kjo nuk guxon të vihet në raportet ditore politike. E shikoj opozitën si na akuzojnë se ne qëndrojmë prapa kësaj dhe më duhet të theksoj se më vjen ndot nga ajo retorikë anti-shtetërore dhe nga ai zinxhir i tërë i ngjarjeve që nuk është për çudi që më kujton vitin 2001” , ka theksuar të shtunën në Ohër, Gruevski, në një takim me anëtarësinë e partisë, të cilën e kryeson VMRO DPMNE.

Gruevski njëherësh ka shtuar se të gjitha institucionet e shtetit do të veprojnë me vendosmëri në kuadër të kompetencave të tyre, ngase siç është shprehur ai “bëhet fjalë për shtetin”

Por, lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, i cili në vazhdimësi publikon bisedat e përgjuara të zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilët, siç ka thënë, janë të përfshirë thellë në korrupsion dhe njëkohësisht kanë vënë në pikëpyetje kredibilitetin e funksionimit të shtetit demokratik, në intervistën për Radion Evropa e Lirë nënvizonse: “nga bisedat e përgjuara del në pah se njerëzit, që e udhëheqin Maqedonisë si shtet, gjatë qeverisjes kanë vendosur në mënyrë absolute për gjithçka, madje edhe për atë se kush do të jetë në liri dhe kush jo, pa respektuar kurrfarë normash juridike dhe ligjet”.

Sipas tij, zgjidhja e krizës së thellë, në të cilën ndodhet Maqedonia, mund të arrihet përmes një qeverie, siç e ka quajtur ai, kalimtare.

“Në ofertën tonë, si opozitë, për daljen nga kriza u përcaktuam për formulimin ‘formimi i një qeverie kalimtare’. Mund të thoshim qeveri ekspertësh, qeveri politike, qeveri teknokrate etj. Por, ne mendojmë se nuk jemi pala e vetme, e cila duhet të vendosë për këtë çështje. Këtu është VMRO-DPMNE dhe partnerët e tjerë të koalicionit qeverisës. Themi se faji qëndron te kryesia e këtij koalicioni dhe jo te të gjithë anëtarët apo ata të cilët i mbështesin. Këtu janë dhe partitë politike shqiptare, pjesa tjetër etnike e shoqërisë maqedonase dhe ne nuk guxojmë ta uzurpojmë të drejtën e vendosjes”.

“Veprimet tona në këtë drejtim flasin për atë se pse jemi më ndryshe nga të tjerët, andaj e definuam si qeveri kalimtare. Tani jemi të hapur për të biseduar me të gjithë për gjithçka. Para së gjithash që qytetarët ta kenë të qartë se ai njeri, i cili do të udhëheqë me qeverinë kalimtare do të jetë i ndershëm, do të dijë ta kryejë mirë punën, njeri tek i cili do të kenë të gjithë besim”, ka thënë lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev.

Sipas tij, kryeministër i qeverisë kalimtare duhet të jetë një profil, për të cilin do të vendosin të gjitha forcat politike, i cili do të ketë detyrë të krijojë kushte për organizimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare konform vendeve të zhvilluara demokratike.

Sipas Zaevit, pjesa më e madhe e punës mund të llogaritet e kryer me vetë faktin se në qeverinëkalimtare, e cila do të ketë një mandat prej 6 ose 9 muajsh, madje ndoshta edhe vetëm tre muaj nuk do të marrin pjesë ata, të cilët vendin e çuan në krizë të thellë politike dhe ekonomike, duke apostrofuar kryeministrin Nikolla Gruevski, shefin e Shërbimeve Sekrete Sasho Mijallkov, ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ministrin e Financave, Zoran Stavrevski, dhe drejtorin e të Hyrave Publike, Goran Trajkovski.

Lideri i opozitës maqedonase, Zoran Zaev, në kuadër të intervistës, gjithashtu ka theksuar se me vetë faktin se mbi 90 për qind e popullatës në Maqedoni është e orientuar kah integrimi i vendit në NATO dhe BE, tregon qartë për rrugën, për të cilën duhet të angazhohen drejtuesit e vendit.

XS
SM
MD
LG