Ndërlidhjet

Dubai: Jahjaga arrin marrëveshje ekonomike me EBA


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë biseds me princin e kurorës se EBA-së, Sheikh Muhammed bin Zayed al Nahyan në Dubai

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga gjatë biseds me princin e kurorës se EBA-së, Sheikh Muhammed bin Zayed al Nahyan në Dubai

Sipas një njoftimi të presidencës, e para e shtetit të Kosovës, Atifete Jahjaga ka arritur marrëveshje ekonomike me Emiratet e Bashkuara Arabe “për të identifikuar plane dhe projekte konkrete për investime”.

Sipas këtij njoftimi, marrëeshja është nënshkruar sot në Dubai nga ministrat e financave të Kosovës dhe EBA-së, Advullah Hoti dhe Sultan bin Saeed Al Mansouri.

“Arritja e kësaj marrëveshjeje vjen pas një sërë vizitash bilaterale në Kosovë dhe Emirate të Bashkuara Arabe, dhe takimeve që Presidentja Jahjaga ka pasur me Princin e Kurorës, Sheikh Muhammed bin Zayed al Nahyan, për të identifikuar plane dhe projekte konkrete për investime.
Sipas kësaj marrëveshjeje, bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve do të përfshijë, por nuk do të kufizohet, në fushën e tregtisë, industrisë, bujqësisë, transporteve, telekomunikacionit, turizmit dhe investimeve, duke përfshirë financimin e fushave të mësipërme”, thuhet në komunikatën e presidencës së Kosovës.

XS
SM
MD
LG