Ndërlidhjet

logo-print

Paris: Arrestohet i dyshuari i dytë për sulmin e mundshëm në kishë


Paris - Arkiv

Paris - Arkiv

Zyrtarët francez thonë se e kanë arrestuar një person të dytë në kuadër të hetimeve që thonin se ishte planifikuar sulmi ndaj një kishe.

Arrestimi është bërë sot në pjesën veriore të Parisit në Saint-Ouen, raporton Associated Press.

ADN-ja e personit të arrestuar ishte gjetur në një krehur në shtëpinë e Sid Ahmed Ghlam, i dyshuari kryesor për sulmin e parandaluar.

Sipas autoriteteve franceze, Ghlam, student i shkencave kompjuterike, planifikonte një sulm në një kishë në pjesën jugore të Parisit, dhe dyshohet për vrasjen e një gruaje.

XS
SM
MD
LG