Ndërlidhjet

Viktima civile nga sulmi në Afganistan


Afganistan
Afganistan

Autoritetet afgane kanë bërë të ditur se pesë civilë janë vrarë nga shpërthimi i bombës në provincën Zabul.

Shefi i këshillit provincial, Atta Jan, ka thënë se një grua dhe dy fëmijë janë në mesin e të vrarëve.

Ndërkohë, në provincën Kunduz, luftimet midis policisë afgane dhe talibanëve kanë vazhduar, edhe tre ditë pasi grupi militant ka thënë se ka nisur ofensivën pranverore kundër policisë, ushtrisë dhe zyrtarëve të inteligjencës.

Guvernatori provincial, Omer Safi, ka thënë se ka viktima nga të dyja palët, por nuk ka dhënë shifra të sakta.

XS
SM
MD
LG