Ndërlidhjet

2/3 e njerëzve në botë s’kanë qasje në kirurgji


Ilustrim

Ilustrim

Dy të tretat e popullsisë së botës nuk kanë qasje në kirurgji të sigurt dhe të përballueshme, thuhet në një studim të ri të publikuar në revistën mjekësore britanike The Lancet.

Kjo do të thotë se miliona njerëz vdesin nga sëmundje të shërueshme.

Shumica e tyre jetojnë në vende me të ardhura të vogla dhe mesatare.

Studimi thekson se 93 për qind e njerëzve në Afrikën nën-sahariane nuk mund të marrin kujdesin bazik kirurgjikal.

Njëri nga autorët e studimit, Andy Leather, drejtor i Qendrës Mbretërore për Kujdes Global, thotë se situata është e egër.

“Njerëzit vdesin dhe jetojnë me aftësi të kufizuara që mund të shmangen nëse kanë trajtim të mirë kirurgjikal”, thotë Leather, transmeston BBC.

XS
SM
MD
LG