Ndërlidhjet

EBA ndihmon ndërtimin e spitalit të fëmijëve në Kosovë


Prishtinë

Prishtinë

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do të japin 22 milionë euro për ndërtimin e një spitali të ri pediatrik-kirurgjik në kuadër të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zyra e presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, duke thënë se kjo e fundit, në Abu Dabi, ka nënshkruar marrëveshje me zyrtarët e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Presidentja Jahjaga ka falënderuar sheiken Fatima bint Mubarak për donacionin, duke theksuar se “ky spital, tejet i nevojshëm për shëndetin e fëmijëve në Kosovë, do të na ndihmojë që të përmirësojmë përkujdesjen për fëmijët e Kosovës”.

Klinika e re do të fillojë të ndërtohet gjatë verës së këtij viti dhe pritet që projekti i tërësishëm i spitalit të përfundojë brenda një viti.

Presidentja Jahjaga po qëndron për vizitë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

XS
SM
MD
LG