Ndërlidhjet

Dita e dytë e protestave në Burundi


Ilustrim
Ilustrim

Protestuesit në Burundi kanë mbajtur demonstratë që dy ditë me radhë kundër vendimit të presidentit, Pierre Nkurunziza, që të kandidojë për mandatin e tretë, një vendim ky që kritikët e shohin në kundërshtim me kushtetutën.

Qindra demonstruesë kanë vendosur barrikada dhe kanë djegur goma në tërë kryeqytetin e Burundit, Bujumbura.

Policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe topa uji.

Më 26 prill, ushtria është vendosur në kryeqytet pas përleshjeve të dhunshme që mori jetën e pesë aktivistëve.

Kushtetuta e Burundit thotë se asnjë politikan nuk mund të ketë më shumë se dy mandate nga pesë vjet, mirëpo përkrahësit e Nkurunziza thonë se mandati i tij i parë nuk mund të llogaritet pasi atëher u zgjodh nga deputetët e jo drejtpërdrejt nga populli.

XS
SM
MD
LG